Inter fiton sfidën për vendin e dytë ndaj Atalantës, e mbyll kampionatin vetëm 1 pikë pas Juventusit

Nga A2 CNN
1 Gusht 2020, 22:44 | Futboll
Inter fiton sfidën për vendin e dytë ndaj Atalantës, e mbyll

Interi ka mposhtur 2-0 në Bergamo Atalantën, duke fituar kështu sfidën për vendin e dytë të Serisë A.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte shënoi dy herë në pjesën e parë me D’Ambrosio dhe Young për të mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 82 pikë, vetëm 1 pikë pas Juventusit kampion, që humbi në Torino ndaj Romës me rezultatin 1-3.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjeje, Napoli mundi 3-1 Lazion, ndërsa Milani mposhti 3-0 Cagliari, me kuqezinjtë që e mbyllin sezonin në vendin e gjashtë të renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos