
Asnjë gol i shënuar mes Kukësit dhe Teutës, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që u luajt në “Elbasan Arena”.
Kukësi pretendoi në dy raste për 11-metërsh, por arbitri nuk i gjykoi këto episode për penallti.
Barazimi 0-0 lë tërësisht të hapur çështjen e kualifikimit. Dy javë më vonë, në Durrës këto dy ekipe do të luftojnë për një vend në finalen e Kupës. (A2 Televizion)