Kupa e Shqipërisë, sot 6 ndeshjet e kthimit në turin e dytë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 10:34 | Futboll

Kjo mesjavë do ia lërë vendin Kupës së Shqipërisë me ndeshjet e kthimit në turin e dytë. 8 duelet do të luhen të ndara mes të enjtes dhe të premtes ku 6 ndeshje do të luhen, këtë të enjte, në orën 13:00. Dy skuadrat e kryeqytetit kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit më tej dhe kjo sfidë mund t’i shërbejë si një test i mirë për lojtarët e afruar së fundmi në ekip. Tirana pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, do të luajë duelin e kthimit ndaj Lushnjës në stadiumin “Selman Stermasi”.

Ndërkohë Partizani kërkon të marri veten nga ndeshjet e fundit në kampionat dhe të provojë djemtë e rinj në duelin me Korabin. Të kuqtë fituan 3-1 dhe kjo mund t’i ndihmojë të rikthejnë qetësinë në skuadër.

Ndërkohë, çdo llogari është e hapur te ndeshja Egantia – Skënderbeu, ku 90 minutat e para përfunduan me fitoren minimale të rrogozhinasve. Korçarët duan të rikthehen te fitimi i një trofeu, por nuk do e kenë aspak të lehtë kur përballë kanë një tjetër skuadër me ambicie si Egnatia e Edlir Tetovës.

Ndërkohë, Kukësi kërkon vetëm fitore sot ndaj Apolonisë, pasi dueli i parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa Laçi ka hedhur një hap më tej pas fitores 3-1 ndaj Tomorit në duelin e parë, 90 minuta të tjera për skuadrën e Mezanit do të jenë thjesht një formalitet.

Ndërkohë të premten do të luhen dy ndeshjet e mbetura për të përcaktuar kuadrin e plotë të çerekfinaleve Vllaznia sfidon Bylisin në orën 13:00, ndërsa në “Niko Dovana” do të luhet derbi Teuta-Erzeni që mbyll këtë tur në orën 16:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos