Një ndeshje futbolli mes Bangor 1876 dhe Rhyl 1879, e vlefshme për ligat inferiore në Uells, është përfshirë nga skena dhune.
Ishte minuta e 84-t e ndeshjes kur futbollistët e dy ekipeve e shndërruan fushën në një arenë përplasjesh fizike, ku nuk munguan grushtet e shkelmat. Arbitri u detyrua ta ndërpriste ndeshjen para kohe, ndërsa ndëshkoi 7 lojtarë me kartonin e kuq, për të cilët tashmë pritet edhe një ndëshkim shembullor. (A2 Televizion)