Napoli merr një fitore të madhe në Romë, vendos Osimhen

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 22:41 | Futboll

Napoli ka arritur të marrë një fitore të madhe në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave të Serie A, duke triumfuar me një gol në transfertë ndaj Romës së Mourinho-s.

Liderët e Serie A dominuan takimin, ndërsa tentativat e tyre u finalizuar me një super gol nga Osimhen në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 29 pikëve, i vetëm në krye të renditjes, me 3 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë.

Më herët, Lazio befasoi Atalantën, duke e mposhtur në shtëpi 0-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos