Kur Ervin Skela “gjunjëzonte” legjendën Oliver Kahn

Nga A2 CNN
4 Gusht 2022, 13:40 | Futboll
Kur Ervin Skela “gjunjëzonte” legjendën Oliver Kahn

Duelet ndërmjet Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt kanë rezervuar gjithmonë gola spektakolarë. Faqja zyrtare e Bundesligës publikoi një kolazh me 10 golat më të bukur, pjesë e të cilit ishte edhe ai i shënuar nga Ervin Skela.

https://www.youtube.com/watch?v=LuVcHJphYZQ

Vlonjati ka qenë protagonist absolut i përballjes historike, duke shënuar një prej rrjetave më të bukura në historinë e kësaj sfide. Ishte sezoni 2003-2004, kur fantazisti shqiptar aktivizohej në radhët e “Shqiponjave”.

https://a2news.com/2022/08/04/probleme-per-bayern-neuer-rrezikon-debutimin-ne-bundeslige/

Ai e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga portieri legjendar Oliver Khan, me një goditje standarde nga jashtë zonës. Pavarësisht golit fantastik të Skelës, Bayern e fitoi 3-1 atë ndeshje.

Disa prej golave të tjerë të klasifikuar si më të bukurit, janë shënuar nga emra si Sane, Rafinha apo Lewandowski dhe Franck Ribery. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos