Probleme për Bayern, Neuer rrezikon debutimin në Bundesligë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2022, 13:34 | Futboll
Probleme për Bayern, Neuer rrezikon debutimin në Bundesligë

Bundesliga është kampionati i parë i madh që ngre siparin. Të premten, futbolli elitar në Gjermani nis me ndeshjen ndërmjet Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich. Por, përballja e dy emrave legjendarë rrezikon të humbasë një prej protagonistëve të mëdhenj.

Portieri Manuel Neuer nuk është stërvitur me ekipin. Gardiani i Bayern shfaqi probleme me stomakun. Një fakt i tillë u konfirmua nga klubi bavarez në faqen zyrtare. Kjo ka bërë që prezenca e tij për debutimin në sezonin e ri të jetë seriozisht në dyshim.

https://a2news.com/2022/08/04/kur-ervin-skela-gjunjezonte-legjenden-oliver-kahn/

Gjendja e kapitenit 36-vjeçar do të vlerësohet nga stafi mjekësor deri në momentin e fundit. Trajneri Nagelsmann shpreson se Neuer do të jetë i gatshëm, për kualitetin, eksperiencën dhe motivimin që i garanton skuadrës.

Transferta në Frankfurt nuk është më e thjeshta e mundshme për kampionët e Gjermanisë, që kërkojnë të ruajnë dominimin edhe pas 10 titujve të fituar me radhë. Bilanci i përballjes ndërmjet dy skuadrave në tre sezonet e fundit është mjaft i balancuar.

3 nga 6 sfidat e luajtura janë fituar nga Eintracht, që ka fituar reputacion dhe ka treguar se mund të luajë shanset e veta përballë ekipit më të madh të Bundesligës. Bavarezët, në anën tjetër, paraqiten në këtë ndeshje pas triumfit të fundjavës së kaluar, ku fituan trofeun e Superkupës përballë Leipzig. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos