Kur ndeshja shihet nga këndvështrimi i lojtarëve në fushë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 21:29 | Futboll

Koln-Milan nuk ishte një miqësore si të tjerat. Në ndeshjen e parë të kuqezinjve për këtë sezon, në stadiumin “RheinEnergie” u testuan teknologji të reja që lidhen me futbollin.

Këto teknologji, të zhvilluara nga Koln dhe “Deutsche Telekom”, i dhanë mundësi tifozëve që ta shihnin ndeshjen nga këndvështrimi i lojtarëve në fushë.

Disa prej tyre kishin në trup telekamera speciale dhe ofruan pamje spektakolare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos