1535 – Në Francë dhjetëra protestantë u dogjën në turrën e druve në sheshin para Katedrales Notre Dame de Paris. Shkaku ishte “Çështja e Pankartave”, incident që ndodhi më 18 tetor 1534, kur brenda natës afishe anti-katolike u shfaqën në vende publike në Paris, Orleans dhe qytete të tjera të mëdha në Francë. 1789 – Romani i parë amerikan, “The Power of Sympathy” publikohet në Boston, Masaçusets. Romani, botuar nga Isai Thomas dhe shkruar në formë letër-këmbimi nga William Hill Brown, flet mbi rreziqet e pasioneve të pa kontrolluara. Libri mbron edukatën morale dhe të menduarit racional, si mënyra për të parandaluar pasojat e joshjeve ose të vepruarit nisur nga pasionet. 1924 – Në Moskë ndahet nga jeta Vladimir Iliç Lenin. Pas fitores së revolucionit të tetorit 1918, Lenini u bë kryetar i Këshillit të komisarëve të Popullit. Në një testament që kritikon Stalinin, shkruar në prag të vdekjes, Lenini rekomandoi heqjen e Stalinit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë. Por, pas vdekjes së Leninit, ky testament u mbajt i fshehur dhe Stalini doli fitues në garën për postin e Leninit. 1925 – Ahmet Zogu thirri në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane. 62 nga 64 deputetë u bindën për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare u shpall, me Zogun si President. 1950 – Në Londër vdiq Eric Arthur Blair, emri i tij i penës, George Orwell, romancier dhe eseist. 1999 – Kartelet e Drogës pësojnë humbjen më të madhe, kur Roja Bregdetare amerikane kap një anije me rreth 4 mijë e 300 kilogram kokainë në bord. 2006 – U nda nga jeta Ibrahim Rugova, president i Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike gjithë popullore ne Kosove qe udhehoqi popullin e Kosovës drejt rrugës për Liri, Pavarësi e Demokraci 2011 - Gjatë demonstratës së Opozitës së Bashkuar ndaj qeverisë së Sali Berishës, mbetën të vrarë nga Garda e Republikës 4 protestues.
Kalendari historik, 21 janar. (A2 Televizion)