Dy anije të mëdha u përplasën me njëra-tjetrën në një incident të frikshëm në Kanada, në një kanal që lidh liqenin Eire dhe atë Ontario, rrugë e rëndësishme detare e anijeve të mallrave.
Dy anijet, Alanis dhe Florence Spirit pësuan të dyja dëme të konsiderueshme, me të çarat anësore. Dëshmitarët që filmuan aksidentin, menduan fillimisht se të dy anijet do të kalonin pa problem, por me sa duket, timonierët nuk i kishin bërë mirë llogaritë. Fatmirësisht askush nuk u dëmtua. (A2 Televizion)