Kur shkon te puna e babit

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 18:37 | Bota

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është fotografuar me vajzën e tij, duke vizituar një fabrikë satelitësh.

Babai dhe e bija panë nga afër përgatitjet për lançimin e satelitit të parë spiun koreano-verior, për t’iu kundërpërgjigjur atyre që Kim i quajti “kërcënime nga SHBA dhe Koreja e Jugut”.

Kohët e fundit, Kim Jong Un po e shfaq shpesh në publik vajzën e tij 10-vjeçare, duke shtuar spekulimet se po e bën gati që ajo ta pasojë në rolin e udhëheqësit të vendit.

Diktatori tha se është “normale” që Koreja e Veriut të zhvillojë asetet e saj ushtarake, duke kritikuar ashpër vendosjen e aseteve strategjike amerikane në rajon, duke theksuar se “Koreja e Jugut po kthehet në një bazë agresioni dhe arsenali armësh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos