Forca Ajrore Mbretërore është duke zhvilluar një mini-helikopter pa pilot, i aftë të qëllojë raketa të drejtuara me lazer.
Krerët e ushtrisë kanë kërkuar një dron të peshës së lehtë, pasi panë efektivitetin e kësaj teknologjie gjatë luftës në Ukrainë.




Gjatë konfliktit shpeshherë janë përdorur nga pajisje të lira, duke u përshtatur si platformë lëshuese për armë.
Mes tyre mund të veçojmë dronët e përshtatur për të hedhur granata mbi tanket, duke i bërë ata të pambrojtur nga sulmet nga lart.
Ajo që e karakterizon mini-helikopterin e quajtur Çakall është qëndrueshmëria në momentin që ai lëshon armë të sofistikuara.
Mjeti është i pajisur me 8 rotorë mund të përballojë lëshimin e raketave deri në 15 kg. Ai është zhvilluar nga “Flyby Technology” dhe do të ndihmojë ushtrinë të afrohet në fushën e betejës pa pësuar dëme të mëdha. (A2 Televizion)