
Një lopë ulet me vinç nga çatia, për t’u bërë gati për t’u therur me rastin e Kurban Bajramit, në Karaçi, Pakistan. FOTO: REUTERS 
Pamje përrallore në liqenin Walchensee, në alpet gjermane. FOTO: GETTY IMAGES 
Pushuesit shijojnë diellin dhe ujin e kristaltë në Llaman, Himarë. FOTO: LSA 
Një vajzë fle në prehrin e të ëmës, ndërsa ajo përgatitet për faljen e Namazit të Kurban Bajramit në Sheshin Skënderbej. FOTO: LSA 
Disa gra improvizojnë një jakuzi në fshatin Bobrovka, Letoni. FOTO: GETTY IMAGES 
Engjëlli i Thikave, një skulpturë e ndërtuar me 1000 thika të sekuestruara nga forcat e policisë, ekspozohet në qendër të Midëllsbrout, Angli. FOTO: GETTY IMAGES 
Akujt e shkrirë kanë formuar lumenj në Groenldandë. FOTO: GETTY IMAGES 
Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Brentud, Kaliforni. FOTO: AP 
Pjesëtarë të forcave saudite të sigurisë stërviten për t’u përgatitur për pelegrinazhin e Haxhit në qytetin e Mekës. FOTO: AP 
Sërf kundër erës së fortë në perëndim të Francës. FOTO: GETTY IMAGES 
Performanca e artistëve të Cirkut të Etiopisë “Abisinia”, në Budapest, Hungari. FOTO: EPA 
Besimtarë myslimanë falen në Xhaminë e Madhe gjatë pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë. FOTO: REUTERS 
Kalorësi brazilian Ruy Leme Da Fonseca Filho rrëzohet nga kali gjatë garës në Lojërat Panamerikane, në Lima, Peru. FOTO: REUTERS 
Pjesëtarë të një grupi nacionalistësh të bardhë djegin një kryq dhe një svastika në Atkins, Arkansas. FOTO: REUTERS
Fotot më mira të javës, nga agjencitë më prestigjioze botërore.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
