
Një sërë karrigesh historike do të përdoren për kurorëzimin e Mbretit Charles të Britanisë së Madhe të shtunën e 6 majit, njoftoi Pallati Buckingham, teksa zbuloi detajet më të fundit të një ngjarjeje që do të jetë plot shkëlqim dhe madhështi. Karrigia historike e Shën Eduardit, e cila u punua mbi 700 vjet më parë dhe u përdor për herë të parë për kurorëzimin e mbretit Eduard II në 1308, do të përdoret për momentin e kurorëzimit të Charlsit.
Përveç kësaj, mbreti dhe bashkëshortja Mbretëreshë Camilla do të ulen në ato që quhen Karriget e Trashëgimisë dhe Karriget e Fronit në pikatë ndryshme përgjatë shërbimit. Karriget e Trashëgimisë që do të përdoren në pjesën e parë të ceremonisë për kurorëzimin e Camillas u bënë për kurorëzimin e nënës së Charlesit, Mbretëresha Elizabeth në 1953.Charles dhe Camilla do të ulen gjithashtu në karriget e Fronit gjatë disa pjesëve të ceremonisë së kurorëzimit. Ato karrige u krijuan në vitin 1937 për kurorëzimin e Mbretit George VI dhe gruas së tij Mbretëreshës Elizabeth, e njohur më vonë si Nëna Mbretëreshë.
Pallati Backingham konfirmoi se karriget e Trashëgimisë dhe karriget e Fronit, pjesë e Koleksionit Mbretëror "janë ruajtur, restauruar dhe përshtatur sipas nevojës. (A2 Televizion)