Kurti: Kjo marrëveshje është njohje "defacto" nga Serbia

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 00:23 | Kosova
Kurti: Kjo marrëveshje është njohje "defacto" nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar dokumentin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

"Sa për aneksin ai së shpejti do të publikohet dhe do të kuptoni se çka është dhe si është", tha ai, duke shtuar se sa i përket Asociacionit nuk është vetëqeverisje por vetëmenaxhim.

Sipas tij, më 27 shkurt dhe me aneksin e zbatimit është bërë njohja "defacto" e shtetit të Kosovës nga Serbia./Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos