
Nga Çekia, aty ku Kosova dorëzoi zyrtarisht aplikimin për në BE, kryeministri Albin Kurti u shpreh ndër të tjera se me punë do të zbuten edhe skeptikët për të dhënë dritën jeshile për integrimin e Kosovës në BE.
Ai u shpreh se “BE-ja është fati ynë, Europa është kontinenti ynë”.
“Është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Europë. Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për në BE. Kemi më shumë se 6 vjet që kemi nënshkruar marrëveshjen e stabilizim-asociimit, të cilën e kemi zbatuar rreth 50%. Me punën tonë edhe ndonjë zë skeptik lidhur me Kosovën besoj se do ta zbusim dhe do ta ndryshojmë. Besoj të ketë mirëkuptim edhe nga Këshilli Europian dhe nga Komisioni Europian që ne të marrin pyetësorin. BE-ja është fati ynë, Europa është kontinenti ynë”, tha Kurti. (A2 Televizion)