Liberalizimi i vizave, PE dhe KE i japin dritën jeshile Kosovës

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 12:14 | Kosova
Liberalizimi i vizave, PE dhe KE i japin dritën jeshile Kosovës

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parlamentit Europian.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t'i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Europian.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çdo rast jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, vijon më tej njoftimi. Në emër të PE-së negociatat me Këshillin i ka zhvilluar raportuesi për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, holandezi Thijs Reuten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos