
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte sot në Pragë ku mori pjesë në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të dokumentit të aplikimit të Kosovës për në Bashkimin Europian.
Pas ceremonisë, kryeministri Albin Kurti, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, nga ku u shpreh se Kosova nuk kërkon privilegje tashmë nga BE-ja, apo rrugë alternative për anëtarësim.
"Nuk po kërkojmë integrim në rrugë alternative, nuk po kërkojmë as privilegje në rrugëtimin tonë. Dëshirojmë që BE-në ta ndërtojmë me popullin tonë për vendin tonë. Për këtë na nevojitet ndihma e Brukselit, e cila besoj se nuk të na mungojë”, tha Kurti.
Më tej, ai tha se i pari që e ka uruar pas këtij hapi historik të Kosovës ishte ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Ilirjan Kukaj. (A2 Televizion)