Limaj viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Po bëjnë betejën për historinë e Kosovës

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 14:32 | Kosova
Limaj viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Po

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot bashkëluftëtarët e tij që ndodhën në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Limaj ka shkruar në Facebook se asnjëherë nuk e ka menduar që do të kthehet në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së, sepse ka qenë i bindur që është luftëtari i fundit që futet dhe del nga kjo ndërtesë.

“Emocion i veçantë që pikërisht në 17-vjetorin e lirimit tim nga Tribunali i Hagës t’i vizitoj bashkëluftëtarët e mi që ndodhen në objektin pas meje. Asnjëherë nuk e kam menduar që do të kthehem këtu për t’i vizituar krerët e UÇK-së, sepse kam qenë i bindur që jam luftëtari i fundit që futëm këtu dhe që dal nga kjo ndërtese. Bashkëluftëtarët të cilët do t’i vizitoj sot e kanë të qartë që aty nuk janë për çështje personale, por për të zhvilluar betejën e fundit për pavarësinë e Kosovës. Një betejë ndryshe, me mjete të tjera, me mjete ligjore!”, shkruan Limaj.

“Ata janë të vetëdijshëm që kjo betejë është për historinë e Kosovës. Pikërisht, këtu po tentohet përmbysja e historisë së lavdishme të kombit tonë, jo vetëm për ne që sot jetojmë, por për gjeneratat që do të vijnë edhe pas 100 viteve. Kështu që, beteja në Hagë nuk është betejë personale as e Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit, as e Kadri Veselit, as e Rexhep Selimit dhe të tjerëve, por përmes tyre, është betejë për Kosovën! Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, prandaj epilogu i kësaj beteje nuk mund të jetë ndryshe pos fitore!”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/10/rama-e-vizitoi-ne-burg-thacin-e-gjeta-ne-top-forme-lufta-e-kosoves-smund-te-rishkruhet/
https://a2news.com/2022/11/29/pavaresia-e-shqiperise-taulant-balla-ne-hage-per-te-uruar-lideret-e-uck/

A2 CNN Livestream

Latest Videos