Kurti për The Times: Kemi nevojë për SHBA e BE, por nuk i dorëzohemi mikut të Putinit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 14:07 | Kosova
Kurti për The Times: Kemi nevojë për SHBA e BE, por nuk i

Kryeministri i Kosovës ka pamjen e lënduar të një djali të ri në shkollë, i cili mendon se ka bërë gjithçka që duhet për t’u përshtatur, por prapë zbulon se askush nuk e pëlqen. Por prapë Albin Kurti, i cili dërgoi kryetarët shqiptarë në 4 komunat me shumicë serbe, pavarësisht këshillës së partnerëve ndërkombëtarë për të mos e bërë këtë, nuk është penduar…

Time

Kështu e nis shkrimin e saj mbi situatën ne veriun e Kosoves, gazeta prestigjoze britanike, The Times, e cila ka intervistuar në fundjavë kryeministrin Kurti.

Teksa kujton se partnerët e kishin ndëshkuar, me përjashtim nga stërvitjet e përbashkëta të NATO-s, Times citon kryeministrin Kurti të thotë se shpërblimi për këtë, do të jetë mposhtja përfundimtare e presidentit ultra-nacionalist të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

 “Ne kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Por kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtim të qetësimit të autokratëve”, citohet të ketë thënë Kurti.

Ashtu sikundër e ka bërë edhe në prononcime të tjera gjatë këtyre ditëve, Kurti mbrojti qëndrimin e qeverisë së tij për the Times, duke thënë se po mbronte sundimin e ligjit dhe demokracinë, të cilat nuk mund të mbijetonin nëse do t’i dorëzohej ngacmimeve të një miku të Putinit.

BE-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe, ata e njohin procesin demokratik të zgjedhjeve. Nëse kryetari nuk do të punojë nga zyra e tij, nga do të punojë ai?”

Ai tha më tej, për të përditshmen, se do të mbante zgjedhje të reja, për sa kohë që serbët premtojnë të mos i bojkotojnë ato.

The Times, shkruan se diplomatët sugjerojnë se Kurti po përpiqet ta tregojë veten si një Zelensky i ri.

“Ata thonë se Kosova është shumë e ndryshme nga Ukraina dhe se enklava serbe ngjason më shumë me Irlandën e Veriut se sa Donbasin. T’u kërkosh serbëve atje ta harrojnë Beogradin është si t’u kërkosh katolikëve të Irlandës së Veriut ta harrojnë Dublinin”, shton me tej media britanike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/kurti-per-bbc-nuk-mund-te-bej-kompromise-per-republiken/

A2 CNN Livestream

Latest Videos