Kurti pranon planin franko-gjerman: Bazë e mirë për të vazhduar më tej

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 17:00 | Kosova
Kurti pranon planin franko-gjerman: Bazë e mirë për të

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas takimit të sotëm me emisarin e posaçëm të dialogut, Miroslav Lajçak ka thënë se pranon propozimin e Bashkimit Europian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka thënë se si qeveri e pranojnë planin franko-gjerman, duke shtuar më pas se ka bazë të mirë për negociata të mëtutjeshme.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platformë solide për të ecur tutje”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Vendimi i Kurtit është mirëpritur nga Lajçak, i cili është shprehur i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin. “Udhëtova për në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi. Dhe për në Beograd që të bëj të njëjtën gjë me Presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Petar Petkoviç (drejtues i Zyrës për Kosovën në Serbi). Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos