Kurti takon Scholz, propozim europian gjithnjë e më pranë pranimit

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 20:34 | Kosova
Kurti takon Scholz, propozim europian gjithnjë e më pranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim në Mynih me kancelarin gjerman Olaf Scholz me të cilin bisedoi për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftim e kryeministrisë.

Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos