
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë takimin e radhës mes tyre në Bruksel më 27 shkurt.
Lajmi u konfirmua nga shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell, i cili shtoi gjithashtu se të dy liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Sipas Borrell, takimi do të përqendrohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në janar të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t'i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të propozimit ndërsa u thanë se duhet të deklarojnë deri në mars nëse e pranojnë planin ose do të përballen me pasoja. (A2 Televizion)