All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Kush është ky shtet që i ndalon fjalën Rusisë”, TV publik rus debat për Shqipërinë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 16:20 | Bota
“Kush është ky shtet që i ndalon fjalën
All - Paragraf - 1

Shqipëria ka përfunduar në qendër të vëmendjes së televizionit publik të Rusisë, (Rosia Një) “Rossiya 1”. Shkak për këtë është bërë miratimi i rezolutës së kërkuar nga vendi ynë në Kombet e Bashkuara, që votimi i fundit mbi integritetin territorial të Ukrainës të mos ishte i fshehtë, siç kërkonte delegacioni i Moskës. Kjo irritoi tej mase prezantuesin, Vladimir Solovyov, i cili konsiderohet si njeriu më i besuar i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ekziston një shtet i quajtur Shqipëri, i cili u tregua i vrazhdë duke mos lejuar Rusinë, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, as të shprehte këndvështrimin e saj. Ne sërish e mbajtëm gojën mbyllur. Ku janë sanksionet ndaj atij shteti të quajtur Shqipëri?”, tha prezantuesi Vladimir Solovyov.

All - Paragraf - 3

Ai vijoi më tej duke ironizuar dhe tha se Shqipëria po sillet si një qytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nju Jork, Albany. Kjo deklaratë e prezantuesit më të njohur të Rusisë është shpërndarë e përkthyer nga reporteri i medias prestigjoze britnike, BBC, Francis Scarr, i cili është angazhuar kryesisht në monitorimin e mediave ruse. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/08/rusia-kritikon-shqiperine-ne-okb/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos