Kush është modelja braziliane që “po kërcënon” lumturinë e Shakirës me Lewis Hamilton

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 22:29 | Showbiz

Në një kohë që Shakira u transferua përgjithmonë në Miami, duke lënë pas të kaluarën, pas ndarjes me Gerard Pique, flitet se ka nisur një fillim të ri me Lewis Hamilton, por thuhet se një modele braziliane po “kërcënon” lumturinë e saj.

Së fundmi është përfolur se ylli kolumbian dhe shoferi britanik i F1 kanë nisur lidhjen. Mirëpo, deri më tani nuk dihet se sa “serioze” janë gjërat mes tyre.

Duket se  Shakira nuk është e vetmja grua në jetën e Lewis Hamilton. Së fundmi janë publikuar në rrjetet sociale disa foto të yllit të F1 me modelen braziliane 25-vjeçare, Giuliana Nalou. Ato shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke krijuar konfuzion se ç’po ndodh mes treshes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos