Kush ishte shoferi që transportonte 8 pistoletat Glock në Durrës? Hetimi në duart e SPAK

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 22:16 | Kronikë
Kush ishte shoferi që transportonte 8 pistoletat Glock në Durrës?

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me armët e sekuestruara më herët gjatë së hënës në portin e Durrësit.

Sipas të dhënave nga policia, në furgonin e ndaluar u gjetën 8 pistoleta të tipit Glock të ambalazhuara në një kuti kartoni, të cilat kishin si destinacion Anglinë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Jetmir Koloshi po merret në pyetje në lidhje me armët e sekuestruara, ndërkohë që paraprakisht mohoi të kishte dijeni për to.

Furgoni është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit kufitar në terminalit të trageteve, ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona mbrëmjen e sotme

Gjithashtu mësohet se hetimet i ka marrë në dorë Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos