
Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën e 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave.
Gjykata argumenton se Akademia e Shkencave nuk përfshihet në kategorinë e organeve të parashikuara në Kushtetutë dhe nuk ka juridiksion te shprehet për këtë kërkese.
Po ashtu, gjykata shton më tej se opozita, nuk është palë në konflikt në pretendimet e ngritura se janë cenuar kompetencat e Presidentit asokohe Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk e ka dekretuar Gjinushin në krye të akademisë.
Për këtë ka reaguar edhe deputetja nismëtare e kësaj padie Ina Zhupa, e cila ka deklaruar se sërish do t’i drejtohen gjykatës pasi, sipas saj, Akademia e Shkencave po drejtohet nga një person që është vendosur aty në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit. (A2 Televizion)