
Mazhoranca po hedh topin në fushën e BE-së me qëllim për të shmangur përgjegjësinë dhe vonesat e integrimit. Kështu e lexojnë Erlis Çela dhe Gjergji Vurmo deklaratën e ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Kuvend, kur thotë se Shqipëria ka plotësuar kushtet e integrimit dhe tani radhën e ka Bashkimi Evropian. Në këndvështrimin e tij pedagogu i komunikimit Erlis Çela shprehet se përgjegjësi kryesor për integrimin është qeveria.
“Deklarata e ministres Xhaçka që kemi bërë të gjitha që na takon dhe vendimmarrja i takon BE. Por hedhja e topit në fushën e BE është përpjekje për të mënjanuar përgjegjësitë dhe vonesat e integrimit. Një pikë tjetër është edhe kthimi i agjendës integruese në frymën e fushatës zgjedhore që në këtë moment janë parashikuar dhe incidentet apo vonesat në procesin e integrimit ndërkohë që përgjegjësi kryesor është qeveria, nuk mund t’i kërkohet institucioneve të tjera. Ai që merr kostot është kryeministri dhe kabineti qeveritar”.
Sipas tij kushtëzimi me zgjedhjet i bërë nga BE është i domosdoshëm, pasi procesi i integrimit bazohet në meritë.
Procesi integrimit është çështje merite dhe Shqipëria duhet të plotësojë kushtet dhe integrimi i duhet vendit. Problematikë qasja e mazhorancës për t’iu shmangur përgjegjësive dhe për ta hedhur topin në fushën e BE. Nuk kemi Gjykatë të lartë plotësisht funksionale. Kushtëzimi me zgjedhjet i bërë nga be është i domosdoshëm”.
Në të njëjtën linjë e sheh edhe Gjergji Vurmo deklaratën e ministres së Jashtme në Kuvend sa i takon integrimit.
“Xhaçka ka disa probleme në deklaratën e saj mund t’ia hedhë topin në fushën e BE-së dhe opozitës. Mazhoranca ka nën kontroll pushtetin ekzekutiv dhe vendor dhe të vetmet institucione përveç presidentit dhe gjyqësorit që nuk janë nën kontroll janë edhe institucionet që nuk kanë asnjë kompetencë për të kërcënuar pozitat e qeverisë dhe kryeministrit”. (A2 Televizion)