“Në PD ka shumë të rinj që mundet të marrin lidershipin”, Bylykbashi tregon nëse është një prej tyre

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 22:12 | Politikë
“Në PD ka shumë të rinj që mundet të marrin

Në Intervistën me Merita Haklajn në A2 CNN, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se në Partinë Demokratike ka shumë të rinj të shkolluar që në të ardhmen mund të marrin drejtimin e saj për ta çuar në fitore.

I pyetur nëse ai ishte një prej tyre, Bylykbashi u shpreh shkurt “Kurrë mos thuaj kurrë”, megjithatë ai shtoi se kjo nuk ishte ambicia e tij për momentin.

“Zoti Berisha ka një detyrim të madh që t’ua kthejë partinë demokratëve. E para, pas 30 vitesh kjo duhet të ishte e konsoliduar, jo nevoja për ta rithemeluar Partinë Demokratike dhe ai ka përgjegjësinë e tij për këtë. Ai ka përgjegjësinë sepse e la Bashën deri në këtë pikë dhe ka dhe përgjegjësinë sepse e tha që do ta bëjë këtë gjë dhe di si ta bëjë, bashkë me ne të tjerët edhe ne dimë ta bëjmë. Berisha është figura më e fortë që mundet ta hapë këtë rrugë që Basha i ka vënë dhe blloqe betoni. Ka shumë të rinj që në një hark të shkurtër kohor të mundin të marrin lidershipin e partisë për ta çuar më pas drejt fitores. Në politikë nuk ka kurrë kurrë. Nuk është ky synimi im. Ajo që sot është e rëndësishme është që më 11 dhjetor ne duhet të hapim rrugën për një PD që funksionon ndryshe dhe që shkon drejt fitores”, u shpreh Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos