Kuvendi mblidhet online, kryeparlamentari Ruçi: Kemi gati infrastrukturën

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 11:37 | Politikë

Kuvendi do t’i rikthehet punës këtë javë, por jo fizikisht. Deputetët do të zhvillojnë online mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke nisur me projekt-aktet e fundit të Qeverisë në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirus.

Funksionimin online të Kuvendit e lajmëroi kryeparlamentari Gramoz Ruçi. “Të gjitha shërbimet esenciale të Kuvendit janë në punë dhe kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit online, derisa të krijohen kushtet për funksionimin normal”, sqaron Ruçi.

A2 ka mësuar se ditët e fundit deputetët kanë bërë edhe disa prova me stafin e Kuvendit, siç tregojnë këto foto që kemi siguruar nga ky proces, që do t’u mundësojë deputetëve të diskutojnë dhe miratojnë aktet ligjore përmes platformave online, pa pasur nevojë të mblidhen fizikisht në komisione. “Kuvendi i Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë në lartësinë e funksioneve e detyrave të tij, në shërbim të qytetarëve”, garantoi Ruçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos