Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 13:47 | Politikë
Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Votat e opozitës parlamentar i dhanë mundësi mazhorancës të miratojë ndryshimet në kodin zgjedhor me shumicë përtej asaj kushtueses.

Ishin 97 vota pro, ndërkohë që vetëm 15 prej deputeteve opozitarë votuan kundër, e 5 të tjerë abstenuan. Që në nisje të seancës u bë e qartë se opozita ishte e përçarë. Kur u pa qarta se mazhoranca i kishte siguruar numrat, Rudina Hajdari në shenjë revolte bllokoi për disa orë foltoren.

“Jepini mundësi shqiptarëve të votojnë ata që meritojnë të jenë këtu, dhe të shkojnë në koshin e plehrave ata që nuk e meritojnë”, deklaroi ndër të tjerat Hajdari, me tone të larta.

I detyruar të flasë nga vendi, Edi Rama u hodh kundër të gjithëve, duke nisur nga Presidenti Meta. “SHPK për të lëshuar deri edhe viktimat e OFL-së, që kontaktohen në skuta katundesh nga i pari i vendit, nuk ka”, tha ai.

https://a2news.com/2020/10/02/kodi-zgjedhor-miratohen-koalicionet-me-liste-unike-ulet-pragu-ne-1/

I sigurt që i kishte marrë votat e mjaftueshme për të kaluar ligjin e zgjedhjeve, Rama nuk e fshehu konsideratën për “të vegjlit”, të cilëve ua kishte plotësuar disa kërkesa. “Kush jeni ju që i dashkeni të gjitha çfarë është PS, një lope që duhet të mbushë kovën që iu ra në dorë pa dashje? Partitë e vogla nuk i sjellin asgjë të mirë Shqipërisë”, deklaroi Rama drejtuar deputetëve.

Më shumë se 20 deputetët të opozitës që dhanë votën pro kodit u quajtën tradhtarë nga kolegët e tyre. Por a i bleu Edi Rama? “Po pse qenkan blerë, mund të kenë një opinion të ndryshëm nga të tjerë. Ata nuk janë formacion i rregullt siç ishte PD-ja...”, deklaroi kryeministri pas votimit.

https://a2news.com/2020/10/05/presidenti-reagon-ndaj-rames-po-e-preke-5-qershorin-ilir-meten-do-e-kesh-ne-cdo-shesh/

Nga Parlamenti u largua i pa shqetësuar si nga partitë e reja që mund të krijohen ashtu edhe nga aleancat mes forcave ekzistuese. “Kush merr Bashën merr Ilirin, mos harroni”, u shpreh Rama duke u larguar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/05/hajdari-ngre-zerin-ne-kuvend-ne-kete-salle-behen-vetem-pazare-ndaleni-kete-turp/
https://a2news.com/2020/10/05/votimi-i-ndryshimeve-ne-kodin-zgjedhor-basha-do-te-kontestohet-cdo-hap-antikushtetues/

A2 CNN Livestream

Latest Videos