Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri, Belinda Balluku u votua si zv.kryeministre, Majlinda Dhuka, kryenegociatore

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 18:02 | Politikë
Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri, Belinda Balluku u votua si

Me 76 vota pro dhe 32 kundër Kuvendi ka miratuar pasditen e sotme ndryshimet në qeveri. Belinda Ballukut u votua si zv.kryeministre në vend të Arben Ahmetajt dhe Majlinda Dhuka si kryenegociatore në vend të Zef Mazit.

Kuvendi u mbledh sot pasdite për të votuar dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinet të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

https://a2news.com/2022/07/28/berisha-kerkon-debate-per-ndryshimet-ne-kabinet-rama-eshte-padrinoja-i-ahmetajt/

Opozita kërkoi debat për ndryshimet por që u hodh poshtë nga mazhoranca. Berisha akuzoi kryeparlamentaren se po shkel rregulloren.

Kryeministri Rama argumentoi se këto ndryshime lidhen me faktin që procesi rindërtimit u mbyll dhe fokusi i qeverisë do të jetë tek energjia dhe tek integrimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos