Kuvendi në seancë, jashtë godinës protestohet nga banorët e “5 Majit”

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 10:29 | Aktualitet

Ndërsa brenda parlamentit ka nisur seanca e kësaj të enjteje, jashtë godinës mbahet një protestë nga banorët e lagjes "5 Maji" në Tiranë.

Prej muajsh, kërkesa e këtyre banorëve është transparenca sa i përket projektit, por mbi të gjitha e kontratave individuale që u ka ofruar Bashkia gjithsecilit për të firmosur shembjen e banesave të tyre të vjetra dhe më pas për të përfituar banesë në ambientet e reja në bllokun e banimit që do të ndërtohet në lagjen “5 Maji”, me të paktën 35 mijë apartamente, ku do të strehohen mbi 11 mijë banorë.

Megjithatë, një pjesë e madhe e banorëve të kësaj lagjeje nuk janë pajtuar me kushtet paraprake që iu janë ofruar nga bashkia.

https://youtu.be/Vq9Ttdv40yI

Një prej tyre, tregon detaje nga kontrata që u është kërkuar ta firmosin. “Në kontratën që na është dhënë nuk shkon asgjë. Kontrata nis: Unë i nënshkruari i dhuroj pronën time Bashkisë Tiranë. Një nga klauzolat që kontrata ka është që nuk mund ta hedhësh në gjyq. Këta thonë që i kemi sistemuar, por komshinjtë e mi po flenë jashtë. Sot na kanë bllokuar në rrugë, jemi në trotuar. Kur i dëgjon në televizor thonë që i kemi rregulluar, por nuk është kështu”, u shpreh një nga banorët e lagjes “5 Maji” për A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos