Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e presidentit, përcakton raundet e votimit

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 10:56 | Politikë
Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e presidentit, përcakton

Kuvendi nis sot zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste është parashikuar që në mesditë të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, organ i cili do të miratojë edhe kalendarin e posaçëm për këtë procedurë.

Pas kësaj mbledhje, javën tjetër parashikohet që të zhvillohet edhe raundi i parë i votimit, proces ky që pritet të ecë paralelisht me ftesën e bërë nga PS për t'u ulur në një tryezë dialogu me grupet e tjera parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos