Kuvendi ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 19:42 | Politikë
Kuvendi ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës

Me unanimitet të plotë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën më të madhe ushtarake të NATO.

114 deputetë të pranishëm në sallë votuan për miratimin e protokollit, që i hap rrugën anëtarësimit të këtyre dy vendeve në NATO.

Ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë u fut ditën e sotme në rendin e ditës me propozim të mazhorancës.

Më herët, Kuvendi miratoi dhe rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, por mazhoranca rrëzoi 4 amendamentet e propozuara nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos