Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për koncesionin e Aeroportit të Rinasit

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 14:13 | Politikë
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për koncesionin e Aeroportit

Ashtu siç edhe e kishe paralajmëruar edhe vetë kreu i shtetit, dekreti i presidentit Meta i cili kthente për rishqyrtim ligjin për koncesionin e Aeroportit të Rinasit u rrëzua nga Kuvendi këtë të hënë. Me 84 vota kundër, dekreti u rrëzua dhe ligji për zgjatjen e koncesionit të Rinasit hyri kështu në fuqi.

Ligji parashikon që koncesioni i aeroportit, i cili deri tani është i vetmi që mban titullin “ndërkombëtar” dhe i vetmi në funksion në Shqipëri, të zgjatet në 35 vite, duke bërë që koncesioni të përfundojë në vitin 2038.

Presidenti Meta e pati kundërshtuar me argumentin se ka disa shkelje të rënda kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos