
Kuvendi vendosi të presë opinionin e Komisionit të Venecias për paketëm antishpifje. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit Meta, i cili vlerëson këtë vendim të Kuvendit.
“Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur antishpifje”, tha Meta.
Më tej, Meta thotë se reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane.
Ndërkohë, A2 iu drejtua me një pyetje zyrtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE, Bas Klein rreth arsyeve që e detyruan këtë institucion të dërgonte “paketën antishpifje” në Venecia. Në përgjigje, Klein shkruan se ka shumë shqetësime rreth këtij ligji dhe shpjegon se nuk është bërë ndonjë pyetje specifike, por kërkohet një opinion i përgjithshëm rreth tij. (A2 Televizion)