Kuzhina dhe tualeti bashkë, të jetosh në 2 metra katrorë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 12:48 | Lifestyle

Mijëra persona në Hong-Kong jetojnë në “kuti”, për shkak të çmimeve në stratosferë të apartamenteve.

Hapësira e tyre e banimit është shumë e vogël, duke bërë që kuzhina dhe tualeti të bëhen njësh.

Këto “kotece” krijohen në mënyrë të paligjshme nga pronarët e shtëpive, që e ndajnë një shtëpi në kuti të vogla.

Edhe pse janë tepër të vogla, këto hapësira kushtojnë rreth 250 euro në muaj.

Kriza e apartamenteve në Hong-Kong ka bërë që rreth 200 000 persona të jetojnë në vetëm 2 metra katrorë hapësirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos