
Të shtëna me armë raportohet të jenë regjistruar pasditen e së enjtes në Kurbin. Bëhet e ditur se një karikator me plumba është zbrazur në drejtim në një biznesi në fshatin Gjromë.
Dyqani është në pronësi të një 36-vjeçari me iniciale F. T. ndërsa për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, polciia bën të ditur se autori i dyshuar është vënë në pranga, por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(A2 Televizion)