Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, drejtohej nga dy vëllezër

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 08:01 | Kronikë
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, drejtohej nga dy

Policia e Bolonjas në Itali ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe ka vënë në pranga 8 persona shqiptarë dhe italianë.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat italiane, hetimet për këtë grup kriminal kanë nisur prej muajsh, teksa personat e hetuar janë mbi 48.

Organizata kriminale drejtohej nga dy vëllezër shqiptar dhe një bashkatdhetar i tyre, rezidentë në Santa Croce sull'Arno dhe Massa e Cozzile.

Shqiptarët raportohet se siguronin sasi të konsiderueshme kokaine në Holandë, ku një kg e blinin për 24-30 mijë euro, në varësi të pastërtisë, për ta shitur më pas në tregjet italiane në sasi më të vogla.

Emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije, ndërkohë që vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos