Kylie Jenner mohon (sërish) se ka bërë operacione plastike në fytyrë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 10:19 | Showbiz

Edhe pse është i dukshëm ndryshimi që ka pësuar në fytyrë përgjatë viteve, Kylie Jenner ka përsëritur se nuk ka bërë operacione plastike.

Në episodin më të ri të “The Kardashians”, 25-vjeçarja thotë: “Është normale që ndonjëherë të jesh e pasigurt, por unë gjithmonë kam pasur vetëbesim, që fëmijë. Gjithmonë e kam dashur veten dhe ende e dua. Për mua thonë që kam pasur aq shumë pasiguri kur kam qenë e vogël, sa kam bërë shumë operacione plastike për të ndryshuar tërësisht fytyrën. Kjo nuk është e vërtetë”.

“Unë kam bërë vetëm ndërhyrje të vogla”, shtoi Jenner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos