La Liga pothuajse e zgjidhur, Real shkëputet 4 pikë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 07:57 | Futboll
La Liga pothuajse e zgjidhur, Real shkëputet 4 pikë

Real Madrid është shumë pranë titullin kampion në Spanjë. 3 javë nga përfundimi i La Liga, madrilenët kryesojnë me 4 pikë më shumë se Barcelona, e cila po kalon një krizë në ndeshjet e finale të këtij sezoni.

Real shfrytëzoi sërish gabimin e rivalëve, duke mundur 1-0 Getafen për 3 pikëshin e radhës. Sergio Ramos, i kthyer tashmë në golashënues, ishte sërish heroi i galaktikëve ndërsa shënoi nga një 11-metërsh golin e fitores.

Vetëm një mrekulli mund t’i heqë titullin nga duart skuadrës së Zinedine Zidane në 3 ndeshjet e fundit, të cilës i mjaftojnë vetëm 4 pikë për t’u shpallur kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos