Guardiola i jep leksione Kloppit. City, “poker” pa pasoja Liverpool-it

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 23:14 | Futboll
Guardiola i jep leksione Kloppit. City, “poker” pa pasoja

Manchester City fitoi me goleadë përballjen e prestigjit ndaj Liverpool, ekipit që u shpall kampion javën e kaluar, duke shkurorëzuar pikërisht “Citizens”.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola dominoi nga fillimi në fund duke fituar bindshëm 4-0 ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.

De Bruyne me 11-metërsh, Sterling, Foden dhe një autogol i Oxlade-Chamberlain bënë që kampionët e freskët të Premier League të turpëroheshin nga rivalët që renditen në vendin e dytë, plot 20 pikë pas në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos