Valencia-Barcelona, sherr para ndeshjes mes grupimeve ultras

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 15:25 | Futboll

Para “betejës” në fushë mes dy skuadrave, Valencia- Barcelona ofroi një spektakël të shëmtuar në rrugët pranë stadiumit “Mestalla”. Tifozë të të dy skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin, duke përdorur objekte të ndryshme por edhe armë të ftohta pak orë para ndeshjes.

Autoritetet lokale besojnë se sherri nga ndodhur mes dy grupimeve ultras, Yomus të Valencias dhe Boixos të skuadrës katalanase. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se si banorët e godinave aty pranë fshihen për t’i shpëtuar goditjeve me karrige apo shtylla.

Si “armë” janë përdorur gjithashtu edhe pjatat e lokaleve aty pranë, por fatmirësisht policia arriti të shpërndante grupet e dhunshme.

Grupi ultras Yomus i Valencias, është themeluar në vitin 1983, dy vite pas atij të Barcelonas. Valencianët shquhen për ndjenjat e tyre kundër katalansve, që tejkalojnë sportin. Ndërsa grupimi Boixos zyrtarisht nuk lejohet të futen në stadiume, as në “Camp Nou”, por gjithmonë qëndrojnë pas porte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos