
Mes qindra objekteve të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më parë, ishte edhe godina e Spitalit të Laçit, e cila u shemb për t’i hapur rrugën ndërtimit të spitalit të ri.
Dhe që nga ajo kohë, qytetarët e Laçit nuk marrin më dot shërbim pranë qendrës së tyre të banimit.
Qytetarët, edhe pse shprehen se marrja e shërbimeve mjekësore tashmë është më e kushtueshme, pasi duhet të udhëtojnë në Lezhë ose Tiranë, sërish tregohen të duruar, duke shpresuar në përfundimin sa më shpejt të godinës së re të spitalit.
“I duruari, i fituari. Duhet durim”, thonë banorët.
Ndërkohë, për momentin, askush nuk konfirmon nëse ka një afat për përfundimin e punimeve të këtij spitali, edhe pse afatet e vendosura më parë nuk janë respektuar. (A2 Televizion)