Laçi “lan duart” me titullin

Nga A2 CNN
20 Mars 2022, 15:56 | Futboll
Laçi “lan duart” me titullin

Laçi vijon të mos ngrejë kokë në kampionat. Bardhezinjtë, të cilët mbajnë vendin e dytë të kampionatit, u mundën në shtëpi nga Teuta.

1-0 rezultati i ndeshjes, që i jep durrsakëve pak frymëmarrje në luftën për mbijetesë, ndërkohë që shuan edhe atë pak shpresë të Laçit për të vazhduar ndjekjen e Tiranës kryesuese.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 73-të, me anë të Rubin Hebajt.

Pas përfundimit të javës së 26 të kampionatit, Laçi e sheh veten plot 13 pikë pas Tiranës, që ditën e djeshme fitoi edhe derbin ndaj Dinamos. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/19/tiranes-i-mjafton-devid-egnatia-shkaterron-vllaznine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos