
Bayern Munich po bën çdo gjë që të bindë Robert Lewandowskin të qëndrojë. Kampionet e Bundesligës janë gati t’i ofrojnë të paktën 85 milionë euro rrogë deri në vitin 2025, e përkthyer ndryshe në 28 milionë euro në sezon.
Ka qenë vetë agjenti i lojtarit i cili kërcënoi disa herë bavarezët se futbollisti nuk do të ulet në bisedime nëse nuk fiton minimum 25 milionë euro në sezon.
Për këtë, drejtuesit bavarez janë vënë menjëherë në lëvizje për të blinduar sa më shpejt sulmuesin. Në 38 ndeshje që Robert Lewandowski ka luajtur këtë sezon, polaku ka realizuar 45 gola në të gjitha kompeticionet. (A2 Televizion)