Tiranës i mjafton Devid, Egnatia shkatërron Vllazninë

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 18:49 | Futboll
Tiranës i mjafton Devid, Egnatia shkatërron Vllazninë

Tirana tashmë e sheh veten 13 pikë para ndjekësit më të afërt në renditjen e Kategorisë Superiore, pasi mundi minimalisht Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, të luajtur në “Elbasan Arena”. Bardheblutë realizuan vetëm një gol kundër skuadrës që i eliminoi nga Kupa, me brazilianin Devid de Silva, i cili dërgoi topin në rrjetë nga fare pranë në 69, pas një gafe të mbrojtjes së Dinamos.

Të dielën, Laçi do të kërkojë të mundë Teutën, që e pret në shtëpi, për të mbajtur hapin me bardheblutë kryesues dhe pë të shpresuar deri në fund.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës, Egnatia shkatërroi Vllazninë 3-0, pak ditë pasi shkodranët shkarkuarn trajnerin gjerman Brdaric, ndërsa Kastrioti gjithashtu mundi minimalisht Partizanin

Të dielën, Skënderbeu pret Kukësin në Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos