Tirana mbërrin në Luksemburg, gati për sfidën ndaj Dudelange

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 11:28 | Futboll

Tirana është gati për duelin me Dudelange, i vlefshëm për turin e parë të Champions League.

Bardheblutë mbërritën mëngjesin e kësaj të marte në Luksemburg, pas një udhëtimi që zgjati rreth dy orë.

Sipas programit, kryeqytetasit do të zhvillojnë dhe seancën e fundit stërvitore sot pasdite, ku ngarkesa do të jetë e lehtë dhe nesër, në orën 19:30, do të zbresin në fushë për të luajtur takimin e turit të parë të Champions League.

Pritet që një numër i konsiderueshëm tifozësh bardheblu të nisen dhe nga Tirana për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos