
Mendohej se kalimi i tij në MLS-në amerikane ishte çështje thjesht burokratike, por Giacomo Vrioni mund të veshë fanellën e Genoa-s sezonin tjetër.
Kështu shkruajnë mediat në Itali, ku e përfshijnë sulmuesin në një shkëmbim nga Zonja e Vjetër. Juventus kërkon me ngulm këtë verë që të afrojë talentin Andrea Cambiaso, por negociatat nuk po shkojnë ashtu siç duhet.
Për këtë, klubi bardhezi po mendon planin B që të përfshijë 23-vjeçarin shqiptar në këmbim të mbrojtësit italian. Nëse ky transferim ndodh, atëherë Vrioni do të rikthehet të luajë në Serinë B, pasi Genoa nuk arriti të mbijetoi në elitën e futbollit italian sezonin që lamë pas. (A2 Televizion)